Njëkonflikt mes familjeve në qytetin e Beratit për ullinjtë ka përfunduar me përdorimin e thikave, e për pasojë disa persona kanë mbetur të plagosur, një prej tyre më rëndë.
Sipas policisë, disa persona, pjesëtarë të dy familjeve, për motive të dobëta po konfliktoheshin fizikisht me njëri-tjetrin duke përdorur mjete të forta e prerése dhe për pasojë kishin marrë dëmtime disa shtetas të përfshirë në konfliktit të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjekësore
Po gjatë konfliktit shtetasi K.Dh, ka plagosur rëndë me mjet prerés shtetasin A.A., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K.Dh., 52 vjeç banues në Berat, si dhe u proçeduan shtetasit G.A., 46 vjeç, E.A., 44 vjeç, dhe M.Dh., 38 vjeçe .
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale për shtetasin K.Dh “Plagosje e réndë me dashje” dhe “Plagosjé e lehtë në bashkëpunim” për 3 shtetasit e tjerë.
