Avokati Kujtim Cakrani, në një shënim në mediat sociale, duke vlerësuar figurën e ish-ministrit të Brendshëm Xhafer Deva, nënvizon faktin se pse komunistët shqiptar e shpallën armik.

Cakrani shkruan se ndërkohë që në Kosovë emri i tij gjendet në çdo rrugë, komunistët në Shqipëri që prej 1944 e kanë shpallur tradhëtar dhe armik, duke e akuzuar dhe për një ngjarje imagjinare si 4 Shkurti etj.

Cakrani shton se arsyeja që kanë këtë qasje ndaj tij është sepse, duke qënë se Xhafer Deva është armik i Serbisë edhe komunistët shqiptarë e shpallën të tillë! Pra në sintoni të plotë me vëllezërit Jugosllav.

“Ish Ministri i Brendshëm Xhafer Deva vjen nga një familje aristokrate dhe shumë partiote nga Mitrovica, dhe si rrjedhojë është shumë i nderuar dhe emri i tij gjendet në shumë rrugë apo sheshe në Kosovë.

Ndërkohë që në Shqipëri, komunistët prej 1944 e kanë shpallur tradhëtar dhe armik, duke e akuzuar dhe për një ngjarje imagjinare si 4 Shkurti etj.

Arsyeja që kanë këtë qasje ndaj tij është sepse, duke qënë se Xhafer Deva është armik i Serbisë edhe komunistët shqiptarë e shpallën të tillë! Pra në sintoni të plotë me vëllezërit Jugosllav.”- shkruan avokati.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re