Skip to content

I hoqën patentën se ishte me shpejtësi, Shkëlzen Berisha e pranon fajin: Kërkoj ndjesë, iu binda policisë

Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, ka reaguar pas lajmit të publikuar sot në “Gazetën Shqip”, se policia i ka hequr lejen e drejtimit për tejkalim shpejtësie.

Shkëlzen Berisha shkruan në Facebook se gjithçka është e vërtetë, dukë dhënë detaje nga “përballja” e tij me policinë.

Postimi i Shkëlzen Berishës:

Te dashur miq se pari me duhet ta nis me nje ndjese per kalimin e shpejtesise se lejuar sepse ajo kercenon jeten e te gjitheve.

Se dyti, ne lidhje me nje shpifje te shperndare sot nga media prane qeverise deshiroj te sqaroj se per asnje moment dhe ne asnje rrethane, asnje procedure ligjore apo punonjes i rendit nuk eshte kundershtuar nga une gjate ushtrimit te detyres.

Dokumenti i kerkuar ne zbatim te ligjit eshte dorezuar po ne zbatim te ligjit, pa asnje lloj debati, kundershtimi apo refuzimi.

Nese do ishte ndryshe sot ne vend te shpifjeve te mediave prane qeverise do duhej te kishim nje padi nga ana e policise per kundershtim te saj gjate ushtrimit te detyres.

Por ne vend te akuzes kemi shpifjen, sepse e para kerkon prova ndersa e dyta vetem leket e atyre qe e sponsorizojne.