Skip to content

A i tradhëtoi PS-ja emigrantët për votimet në zgjedhjet? Gjiknuri shpjegon Kodin e ri

Votat e emigrantëve në zgjedhjet e parlamentare ka qenë një nga premtimet e Partisë Socialiste që përpara kohës së ardhjes në pushtet. Me reformën e re elektorale që pritet të miratohet pas paktit të arritur më 5 qershor mes PS-së dhe PD-së, u fol se socialistët tradhëtuan emigrantët, pasi nuk mbajtën premtimin për votën e emigrantëve shqiptarë.
Këtyre akuzave i është përgjigjur negociatori socialist për paktin e ri politik për reformën zgjedhore, i është përgjigjur këtyre akuzave të ngritura. “Kam ndjekur me vëmendje reagimet publike rreth çështjes së votës së emigrantëve. Fatkeqësisht, retorika politike rreth dy-tre çështjeve të tjera të reformës e la jashtë vëmendjes së medias trajtimin e zgjidhjes ligjore që është dakordësuar për votën e emigrantëve. Kjo mungesë vëmendjeje u la hapësirë spekulimeve”, shprehet Gjiknuri.
Sipas tij, Partia Socialiste nuk është tërhequr nga votimi i emigrantëve në zgjedhje dhe jep sqarimin përkatës se si do të realizohet me anë të ndryshimeve që do t’i bëhen Kodit Zgjedhor.

“Po! Vota e emigrantëve është premtim dhe angazhim i marrë nga Partia Socialiste për tu adresuar. Me kërkesën e PS kjo temë u përfshi në axhendën e punës së reformës zgjedhore. Në Ligjin e ri Zgjedhor është përcaktuar udhërrëfyesi që do të mundësojë zbatimin e votës së emigrantëve. Në vend që të hartonim dispozita të detajuara në ligj që më pas do të ishin të pazbatueshme dhe do të dështonin, me këshillën e ekspertëve ne zgjodhëm ti japim detyrën Komisionit Qendror të Zgjedhjeve si organi i posaçëm teknik që me Akt Normativ dhe rregulla të posaçme të mundësojë aplikimin e votës në distancë e cila do të shpërndahet sipas qarqeve përkatëse në llogaritjen përfundimtare të rezultatit zgjedhor në Shqipëri”.

Kodi i ri, nenet
Në nenin 24 të Kodit të ri zgjedhor është parashikuar që KQZ-ja udhëheq e mbikëqyr procesin për përgatitjen gjshtë vendit në zgjedhjet për Kuvendin, për zgjedhësit që kanë jetojnë jashtë Shqipërisë, që janë të regjistruar në Regjistrin e Gjendjes Civile dhe kërkojnë që KQZ-ja t’i pajisë me dokumentacionin e votimit nga jashtë.

“Votimi nga jashtë vendit organizohet dhe administrohet nga KQZ në të gjithë komponentët e tij, pasi Rregullatori të ketë miratuar të gjitha aktet nënligjore që kërkohen për votim nga jashtë. KQZ-ja duhet të marrë vendim për përfshirjen për herë trë aprë të votimit jashtë vendit, sipas këtij ligji, në procedurat e zakonshme të votimit. Në zgjedhjet vijuese, votimi nga jashtë bëhet automatikisht pjesë përbërëse e procedurave të votimit’, thuhet në pikën 2 dhe 3 të këtij Kodi.

KQZ e re do të jetë ajo që do të nxjerrë aktin normativ për votimin e emigrantëve. Gjithashtu në nenin 25 përcaktohet se pavarësisht nga procedura e votimit, në mënyrë manual apo elektronike, votat e votuesve jashtë Shqipërisë administrohen nga KQZ, duket ruajtur integritetin e votimit dhe fshehtësinë e votës, nga çdo ndërhyrje mbi fletën e votimit ose mbi informacionin elektronik të votimit që adminstrohet prej saj.

“Ky është një detyrim i ri ligjor për KQZ që nuk e ka patur më parë. Shpresoj që miratimi sa më shpejt i Ligjit të ri Zgjedhor t’i mundësojë këtij institucioni të kryejë të gjithë fazat e përgatitjes së infrastrukturës, për ta bërë të mundshëm aplikimin e votës së emigrantëve që në zgjedhjet e ardhshme”, thekson Gjiknuri.

Sipas procedurës votimi nga jashtë quhet i çelur nga dita që KQZ-ja nis procedurat për dërgimin e dokumentacionit udhëzues në adresë të emigrantëve që duan të votojnë. “Votimi Votimi nga jashtë vendit mbyllet në ditën e votimit, në orën e caktuar nga ky ligj për mbylljen e votimit në qendrat e votimit.Me mbylljen e votimit nga jashtë vendit, KQZ-ja nuk mund të pranojë dhe përfshijë më në numërim asnjë flet votimi të mbërritur më pas. Nëse votimi bëhet elektronik edhe për emigrantët atëherë dhe procesi është i njëjtë me atë brenda vendit si procedurë”, thuhet në draftkodin që pritet të miratohet.

Gjiknuri nga ana e tij, me anë të një postimi në rrjetet sociale thekson se fton të gjithë mekanizmat dhe organizatat e diasporës të bashkëpunojnë me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të kontribuar bashkarikisht në përcaktimin e teknikaliteteve dhe infrastrukturës më të përshtatshme.

“Gjithashtu, qeveria shqiptare është e angazhuar maksimalisht për ti ofruar KQZ-së të gjithë bazën e të dhënave, njohuritë dhe mbështetjen e nevojshme financiare për ta kryer me sukses këtë detyrim ligjor. Ne jemi të vendosur ti shkojmë deri në fund këtij procesi për tu mundësuar të gjithë emigrantëve shqiptarë të drejtën e shprehjes me votë në zgjedhje parlamentare”, thekson negociatori socialist që ka kryer disa reforma elektorale ndër vite.