Avokati Kujtim Cakrani ka reaguar për deklaratën e ish-të burgosurit politik Mehmet Shehu, i cili ishte para disa ditësh i ftuar në emisionin “Pasdite me Xhaxhiun” në Fax Neës për të folur për librin ku kishte rrëfyer të tmerrin që përjetoi në vitet e persekutimit.
Aty deklaroi se nuk i kishte bërë publikë emrat e personave që i kishin torturuar pasi mund të dënohej me 3 milionë lekë gjobë, gjë e cila është e papërballueshme për të. Në një reagim në Facebook, Cakrani theksoi se kjo është arsyeja përse deklaratat e tyre pasi edhe në ditët e sotme, nuk kanë ende kurajo të përballen me të kaluarën.
Reagimi i plotë: Në emisionin “pasdite me Xhaxhiun” një i persekutuar kishte botuar një libër mbi jetën e tij.
Shpjegonte se pasi kishte tërhequr dosjen nga Institucioni Dosjeve të Sigurimit Shtetit (dhe pasi shprehu nota të larta falenderimi pa fund, deri në orgazëm për drejtuesen e këtij institucioni) ai kishte botuar një libër, nga ku shpjegonte arrestimin, dënimin dhe burgun e tij, si dhe kalvarin e vuajtjeve në ferrin komunist.
Por emrat e të gjithë personave përgjegjës që e kishin spiunuar, torturuar, dënuar apo masakruar i kishte shënuar me iniciale, sepse sipas tij i kishin thënë që po ti bënte publik dënohesh me gjobë tre milion lekë!
E kuptoni pse nuk i merr njeri seriozisht dhe janë të pabesueshëm të persekutuarit e regjimit? Sepse edhe sot më 2020 nuk kanë kurajo të përballen me persekutorët e tyre! Dhe si gjithmonë zhargoni “fajin e ka Saliu” i kënaq dhe nuk u del kurrë nga moda..(A.M/Faxweb.al)
/faxweb
