Një humbje të rëndë ka pësuar sot Tomori në Shënkoll dhe për herë të parë në këtë sezon zbret poshtë vendit të pestë duke e rrezikuar seriozisht pesëshen e parë.

Me skuadrën e vogël lezhjane Tomori ka krijuar një histori që nga finalja e Kategorisë së Dytë, dy sezone më parë. Ndërsa sot ka patur një rrotacion për shkak të mungesaave për dëmtime e penalizime por edhe zgjedhje të teknikut Arbri.

Në pjesën e   parë shënon fillimisht Jurgen Kulli për vendasit. Sërish Kulli me fillimin e pjesës së dytë dhe Gega kompletojnë fitoren e skuadrës që pas burgut tashmë kërkon të njihet edhe për futbollin./Berati.TV

Shënkolli 3-0 Tomori

Kulli 34’,52’, Gega 79’

SHËNKOLLI: Rinev Danaj (Frroku 76’), Liçaj, Luzi, Mirdita, Baku, Gega, Pjetrushi (Redjon Danaj 72’), Smaci, Ujka, Kulli (Tuci 60’), Ruben Danaj. Tw gatshwm: Dodaj, Zefi, Nekaj, Veseli. Trajner: A Margjoni

TOMORI: Haxhi, Tabaku (Lama 68’), Serdari, G. Hoxha, Xh. Mehja, Mirani, Gjonaj, Kumani (Zoga 50’), Ajdinaj, Dobra, Buba (Hysaj 62’). Tw gatshwm: E. Hoxha. Trajner: G. Arbri GJYQTARË: A. Merdanaj, R. Malaj, M. Llukmani, A. Stefi (Vlorë)

Karton i verdhë: Tuci 82’

VËZHGUES: A. Guçe (Lushnje) DELEGAT: F. Shkupi (Durrës)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re