Disa ditë më parë presidenti Ilir Meta i paraqiti Parlamentit dekretin për të caktuar Arben Shehun si kandidat për kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Në relacionin e dërguar, presidenti Meta e vlerëson si një kandidaturë të shkëlqyer Shehun, cili vjen nga bota akademike dhe ka një eksperiencë 16-vjeçare.
Tashmë topi i takon mazhorancës për të vendosur nëse do ta pranojë kandidaturën e paraqitur për kreun e KLSH-së, i katërti i paraqitur nga kreu i shtetit, pasi socialistët i refuzuan tre emrate parë.
Për emrin e ri, ka pasur një reagim nga kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili e ka pranuar se institucioni i KLSH-së aktualisht është në kaos, pavarësisht se fajtore për këtë është dhe vetë mazhoranca. Balla theksoi se Komisioni i Ekonomisë dhe Financave është ai që vlerëson kandidaturën e se cdo gjë duhet bërë sipas procedurave të rregullta zyrtare.
“Prej shumë vitesh në Kuvendin e Shqipërisë, ajo që është më e rëndësishme procedurat për kreun e KLSH duhet të jenë shumë korrekte. Komisionin për Ekonominë dhe Financat bën shqyrtimin, ndërsa njësitë në Kuvend përgatisin aspektin procedurat të kandidaturën. Duhen procedura të rregullta dhe të gjejmë një procedurë të rregullt një fund që të gjejmë një zgjidhje. Unë duhet të jem i fundit që duhet të flas me emrin, për sa kohë më intereson procedura parlamentare. Nuk e gjej dot arsyen pse ka ç’fazuar propozimet. Kuvendi i Shqipërisë ka të drejtën të miratojë ose të refuzojë. Presidenti ka detyrim që të konsultohet. Më vjen keq për deklaratat e presidentit. Ajo që është e rëndësishme është procedura parlamentare”, u shpreh Balla.
/shqip
