Lëkundje të forta tërmeti janë shënuar pak minuta më parë, të cilat janë ndjerë në disa zona të vendit. Tërmeti ka zgjatur për pak sekonda dhe ka rikthyer ankthin e tërmeteve që kanë rënë edhe më parë në vendin tonë.
Tërmeti ka qenë me magnitudë 4.7 ballë të shkollës rihter dhe me epiqendër Thumanën në Krujë.
Sizmiologët e kanë parashikuar që lëkundjet pas tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit do të vijojnë.
/shqip