Skip to content

Lotaria amerikane, ambasada e SHBA jep njoftimin e rëndësishëm

Mijëra shqiptarë kanë aplikuar për lotarinë amerikanë edhe për këtë. Ndryshe nga herët e tjera për shkak të situatës së pandemisë së koronavirusit, që nga 6 qershorit rezultatet e lotarisë amerikane 2021, tashmë janë online.

Ambasada Amerikane me anë të njoftimi në rrjetet sociale këshillon që të statusi i aplikimit mund të kontrollohet në adresën e Lotarisë https://dvlottery.state.gov/. Ambasada shton se është mënyra e vetme për të kontrolluar nëse aplikimi juaj është përzgjedhur.

“Ambasada e SHBA: Rezultatet e programit të Lotarisë së Vizave DV-2021 janë tashmë online. Ju mund të kontrolloni statusin e aplikimit tuaj nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Aplikantit në faqen e internetit të Lotarisë në: https://dvlottery.state.gov/ duke përdorur numrin tuaj unik të konfirmimit. Kjo është mënyra e vetme për të kontrolluar nëse aplikimi juaj është përzgjedhur. Nëse aplikimi juaj është përzgjedhur, ju do të drejtoheni në një faqe konfirmimi, e cila do t’ju japë udhëzime të mëtejshme, përfshirë informacionin mbi tarifat lidhur me emigrimin në Shtetet e Bashkuara. Nëse jeni përzgjedhur, ju nxisim të plotësoni sa më shpejt formularin për vizë DS-260”, thuhet në një njoftimin e ambasadës.

/shqip