Nënkryetari i grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestag, Johann Wadephul, përshëndet marrëveshjen mes mazhorancës dhe opozitës së bashkuar për reformën zgjedhore.
Në një postim në twitter, ai inkurajon negociata të mëtejshme mes palëve në mënyrë që 15 kushtet e lëna nga Bundestagu gjerman të plotësohen përpara mbajtjes së konferencës për negociatat.
“Marrëveshja midis qeverisë dhe opozitës për një pjesë të rëndësishme të reformës së ligjit zgjedhor duhet të inkurajojë negociata të mëtejshme të vështira për 15 kushtet që Shqipëria duhet të plotësojë përpara se të fillojnë negociatat e pranimit.
I bëj thirrje të dy palëve që të vazhdojnë të punojnë në këtë frymë konstruktive. Jam i lumtur që vazhdoj ta mbështes këtë përpjekje. Shumë dallime midis dy palëve duhet të tejkalohen në mënyrë që të arrihet një ligj zgjedhor që përmbush plotësisht standardet e BE dhe OSBE”.
Johann Wadephul thotë se vetëm në këtë mënyrë, më në fund do të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri.
“Ato janë një parakusht për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së!”
Reagimi i plotë
“Dakordësia mes qeverisë dhe opozitës mbi një pjesë të rëndësishme të reformës zgjedhore duhet të inkurajojë shtyrjen përpara të negociatave të vështira mbi 15 kushtet që duhet të përmbushë Shqipëria para se të mund të fillojnë negociatat e anëtarësimit.
Jam i lumtur të vazhdoj të ofroj mbështetje. Sepse vetëm tek Reforma Zgjedhore ka akoma shumë diferenca mes palëve të cilat duhet të tejkalohen me qëllim garantimin e të drejtës së votës në përputhje me standartet e BE dhe OSBE.
Kjo është mënyra e vetme që më në fund të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri. Ato janë parakusht për rrugën drejt BE. Nxis të dyja palët të vazhdojnë punën me shpirt konstruktiviteti! Eshte arritur dakordesi per nje pjese te Reformes zgjedhore, ka ende diferenca qe duhet te arrihen per te hapur negociatat”
/shqip
