Kur ka mbetur me pak se nje jave nga afati për formalizimin e lidhjeve te ujit te pijshëm, drejtues te ujësjellësit te Tiranës i bëjnë apel konsumatorëve familjare per ndërgjegjësim. Duke filluar nga 1 marsi nuk do te ketë tolerime si për debitorët, ashtu dhe ata qe vjedhin ujin e pijshëm.
 
Ndërkohe gjate kësaj periudhe 15 grupe pune te ngritura nga ujësjellësi i Tiranës kane verifikuar ne terren abuzimet dhe lidhjet e paligjshme nga bizneset. 22 raste i janë referuar deri tani policisë. Edhe ne rrethe, aty ku situate është më problematike, vijon aksioni për prerjet e paligjshme te ujit.
 
Drejtori i ujësjellësit te Lezhës tregon se deri tani është ndërhyre ne 163 abuzues.
 
Pak dite me pare ministri i infrastrukturës Damian Gjiknuri kërkoi nga te zgjedhurit vendore zbatimin e reformës se ujit. Kryetaret qe nuk bashkëpunojnë nuk do te kene mbështetje per investime, ndërsa kryebashkiaket socialiste do te penalizohen edhe me pamundësi per rikandidim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re