U përfol se Rama kishte pranuar në tryzën e Reformës Zgjedhore të gjitha kërkesat e Partisë Demiokratike, e ndërsa kryeministri nuk e ka mobhuar diçka të tillë, sot ka konfirmuar se është i pakënaqur me atë që është arritur.

Nga ana tjetër, Rama tha në “Open” se ajo çfarë ka fituar mazhoranca është arritja e konsensusit, ndërsa argumenton se nuk ka qenë asnjëherë e kontestueshme puna e komisioneve vendore zgjedhore.

“Në ishim aty vetëm për një arsye, për të marrë konsensusin e opozitës për Kodin Zgjedhor, për çdo arsye a mos arsye për të mos mbajtur gjallë një tension absurd. Këtë kërkuam dhe këtë morëm. E kam thënë edhe më parë, nuk ka qenë asnjëherë problemi për zgjedhjet në Shqipëri për vullnetin e zgjedhësve për komisionet. Asnjëherë nuk është thyer vullneti i zgjedhësve për çfarë është bërë për shkak të komisioneve, por sigurisht nëse do të bëhej ajo që propozuam ne do të ishte më mirë akoma

Ju dha PD ajo që kërkoi nga revolucioni imagjinar, ndërkohë që dorëzoi vendet në parlament, refuzoi zgjedhjet. Nëse këtë e quan fitore, unë e uroj Partinë Demokratike dhe e mbështes në çdo fitore të tillë.”, tha Rama.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko