Kryeminsitri Edi Rama është përplasur me analistin Andi Bushatin teksa po diskutonin mbi situatën ekonomike në Shqipëri pas COVID-19 dhe mundësinë e një tjetër pakete mbështetëse për ata që kanë humbur punën.
Debati nisi lidhur me shifrat. Rama i tha Bushatit se abuzohet me shifrat, ndërsa analisti iu përgjigj “të paktën nuk i vjedh shqiptarët”.
Kjo e “acaroi” kryeministrin Edi Rama, i cili akuzoi sërish Bushatin për shpifje.
Debati
Rama: Bërë mirë që u tërhoqe se për turpin tënd dhe të profesionit tënd fjalën vjedhje e ke ë majë të gjuhës.
Bushati: Ju ftoj t’i flasim njëri-tjetrit me ju
Rama: Ti nuk e meriton ju-në time
Bushati: Është çështje edukate
Rama: Në mënyrë të përsëritur t’i shpif, por nuk e bën dot në sytë e mi
Bushati: Rëndësi ka që u tërhoqe
/shqip
