Kryeministri Edi Rama dhe gazetari Ditmir Bushati kanë pasur sërish përplasje në emisionin “Open” ku nuk kanë munguar thumbimet dhe akuzat për shpifje nga ana e të dy palëve. Gazetari i thoshte shpesh kryeministrit se është bufosur dhe duhet të shihte veten në pasqyrë, ndërsa Rama e replikonte duke i thënë se është shpifës nga mëngjesi deri në darkë.

Bushati: Je bufosur. Po hë mo je bufosur, e ke parë veten në pasqyrë, të erdhi mesazhi që po rri kështu?
Rama: Je ideologjikisht i marrë fund, prandaj shpif ti. As të kam fyer.
Bushati: Pse shpifës është lavdërim?
Rama: Është fakt dhe natyrisht që jam gati ta provoj me dhjetëra herë që je shpifës.

Bushati: Nuk të kam parë ndonjëherë më keq. Ke ekran përpara? Shih veten sa keq dukesh. Le të kthehemi se këto janë cic mice pa vlerë.
Rama: Sapo bëre një shpifje, the piva kafe dhe u pendova.
Bushati: Po shpif ti.
Rama: Të shpifësh e të shash nga mëngjesi deri në darkë e ke kollaj.

Bushati: E dinë të gjithë shqiptarët.
Rama: E ke kollaj shumë. Pikërisht se e dinë shqiptarët jam këtu ku jam.
Bushati: Po me Avdylajt. Zoti kryeministër, nuk kutpova që përse në të njëjtën kohë aprovuat që ti hiqni TVSH atyre që do blejnë jahte? Nuk e kuptoj.

Rama: Si do e kuptosh ti more Bushat. Nëse sheh hartën e Mesdheut, Shqipëria është një vrimë e zezë në raport me fluksin e qarkullimit të jahteve në mesdhe. Kjo ka arsye të ndryshme. O bushat, kjo masë nuk është për të hequr TVSH pë rata që do blejnë jahte në Shqipëri sepse njerëzit që mund të blejnë jahte në Shqipëri … Njeriu që kur kapet keq ngacmon personin
Bushati: Me personin u morët ju. Jam vetëm për mesazhin. Por shok i kriminelëve, i banditëve nuk jam. Para me ndonjë bandit nuk kam ndarë.(A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re