Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti ka shpërndarë së fundi një deklaratë të OBSH-së, në të cilën është zbuluar se mundësia e përhapjes së Covid 19 nga persona mbartës pa simptoma është shumë e rrallë. Sipas Alimehmetit, kjo gjë nuk ishte thënë derimë tani dhe është një nga zbulimet më pozitive, që do të ndryshojë dhe orientimet për qeveritë e të gjitha vendeve.
Alimehmeti shprehet se fokusimi i tyre duhet të jetë tashmë te personat e infektuar dhe me simptoma, si dhe kujdesi më i madh duhet fokusuar te personat e sëmurë.
“Super super lajm i mire miqte e mi! Perhapja e COVID-19 nga personat pa simptoma eshte SHUME E RRALLE. Ky eshte deklarimi i djeshem i OBSH-se, e cila me ne fund po vendos te bazohet mbi evidenca. Pikat kyçe te rekomandimit te djeshem: Qeverite duhet te fokusohen ne zbulimin dhe izolimin e personave te infektuar me simptoma. Megjithese eshte mundesi “shume e rralle”, kujdesin le te vazhdojme ta mbajme.
Cit. Van Kerkhove: “Kemi nje sere raportesh nga shtete qe po kryejne gjurmim shume te detajuar te kontakteve. Ata po ndjekin rastet asimptomatike. Ata po ndjekin kontaktet e tyre. Ata nuk po gjejne transmetim sekondar te virusit prej tyre. Eshte shume e rralle!”
Megjithate, evidencat mjekesore jane ne evolucion te vazhdueshem dhe situata eshte dinamike siç e tregojne edhe qendrimet e OBSH-se. Forca miq! Kujdes te madh nga personat e semure! Por njefare kujdesi mbajeni edhe me te tjeret!”, shkruan Alimehmeti. (E.K/Faxweb.al)
/faxweb
