Skip to content

Kryeministri Rama rrit në detyrë Rudina Hajdarin, ja me kë e krahason

Kryeministri Edi Rama ironizoi kryetaren e Këshillit Kombëtar të Integrimit, Rudina Hajdarin pasi mbaroi fjalimin prej rreth 20 minutash. Kur Hajdari i kërkoi të dilte në përfundim, kreu i qeverisë reagoi duke i thënë se nuk e kuptoi ndërhyrjen e më pas e mbylli fjalën duke e krahasuar me ish-kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli.

“Nuk e kuptova ndërhyrjen”, i thotë Rama ndërsa Hajdari reagon duke i thënë “Mbyllen fjalën sepse…”. Në këtë moment ndërhyri sërish kryeministri duke i thënë “Patjetër zonja Topalli! Faleminderit”.

Ndërsa Hajdari nuk bëri asnjë reagim veçse e falenderoi. Pèrplasjet e Ramës me Hajdarin janë të shpeshta edhe në seancat plenare.

/faxweb