Skip to content

Çfarë po paralajmërojnë Merkel dhe Macron: Duhet të bëhemi gati për një valë të dytë…

Disa liderë europianë, përfshirë presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelaren gjermane Angela Merkel, i kërkuan dje BE-së që të studiojë mënyrat për të qenë më e mirëpërgatitur për një pandemi tjetër. Sipas liderve europianë është e nevojshme që të merren masat në kohë në mënyrë që shtetet të mos gjenden të papërgatitura.

“Përgjigja kaotike ndaj koronavirusit të ri, i cili ka shkaktuar zyrtarisht 184 256 vdèkje në BE, ngriti pikëpyetje për nivelin e gatishmërisë”, shkruhet në letrën e tyre drejtuar presidentes së KE-së, Ursula von der Leyen.

“Kjo theksoi nevojën për një qasje në mbarë Europën, sidomos kur flitet për një valë të dytë të pandemisë”, vazhduan liderët në letrën e tyre.

Liderët vlerësojnë se Bashkimi Europian nuk tregoi se kishte përgatitjen e duhur përballë COVID-19, dhe se shumë vende janë duke vuajtur pasoja të mëdha, si pasojë e mosmarrjes së masave në kohën dhe me efikasitetin e duhur.

/faxweb