Një rast i ri me koronavirus është konfirmuar në Berat në 24 orët e fundit.

Abc News raporton se rasti i ri është një burrë nga lagjia “Barrikadë e Beratit” i cili pasi ka shfaqur simptoma ka telefonuar 127.

Ai është dërguar menjëherë në Tiranë, ndërkohë drejtoria e Shëndetit Publik ka marrë masa për të gjetur vatrën e infektimit.

Dyshimet janë se ai mund të jetë infektuar në një spital në Tiranë, ku ka shkuar për të vizituar të shoqen e shtruar për një sëmundje tjetër.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re