Mbledhja e tre kererëve të grupit parlamentar me kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi ka përfunduar dhe deputeti Myslim Murrizi ka folur para mediave duke theksuar se nuk do e votojnë Reformëmn Zgjedhore nëse nuk bien dakord për sistemin e listave të hapura.
“Ngjarjet do ti kthehen normalitet dhe diskutimet do të bëhen vetëm në Komision të R.Zgjedhore. pas takimit me rucin kemi kërkuar takim me Ramën, dhe ata që braktisën konferencën e kryetarëve për të mbajtur një qëndrim që askush nuk mund të tallet me sovranitetin e votës tonë që unë me kolegët e mi kemi marrë.
Në respekt që të na kthejë përgjigje për kërkesën zyrtare, nuk mund të rrimë për të vazhduar normalitetin kur problemi kryesor i parlamentit është Reforma Zgjedhore, jo arnimet e kodit dhe për të lënë në fuqi marrëveshjen e pistë të 21 prillit 2008.
Nuk e di kush janë 6, ju i paskeni gjet në numër. Kam dëgjuar një deklarim, nuk është tagri im të merrem me sharlatan politikë. Unë jam deputet dhe si deputet, grupi parlamentar nuk do të votojë arnimin e Kodit Zgjedhor nëse nuk merret në konsideratë sistemi i listave të hapura. Ata të tjerët, meqë i dini numrin, shkoni dhe i kontaktoni”, tha Murrizi.
Lajm në përditësim…
/faxweb
