Mbajtja pastër e ambienteve rreth monumenteve të kulturës në fillim të sezonit turistik të këtij viti është në vëmendjen e Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Berat.
Punonjësit e DRTK Berat kanë nisur sot aksionin për pastrimin nga vegjetacioni dhe mirëmbajtjen e hapësirave pranë monumenteve të kulturës në lagjen Kala.
Tashmë kalaja e Beratit dhe monumentet përreth janë gati për pritjen e vizitorëve vendas e të huaj, pas një mbyllje gati tre mujore për shkak të COVID-19 që u përhap në shumë vende të botës.
Kalaja e Beratit vijon të jetë atraksioni turistik i preferuar për turistët e huaj dhe vendas edhe gjatë stinës së vjeshtës. Ajo është një nga monumentet më të mëdha historike të Ballkanit, një fortesë e madhe që sundon mbi lumin Osum.



