Opozita parlamentare do të takohet pas pak me kryeministrin Edi Rama. Deputetja dhe bashkëkryetarja e Komisionit për Reformën Zgjedhore, Rudina Hajdari tha para Kryesisë së Kuvendit se ‘topi tashmë është në fushën e Ramës’.
Hajdari i kërkon Ramës mbajtjen e premtimin për ndryshimin e sistemit zgjedhor.
‘’Jemi për të zbuluar nëse Rama e ka seriozisht apo jo. Ka premtuar që që do e shikojë çështjen e sistemit pas marrëveshjes. Ta mbajë premtimin. Ndërkohë po shantazhohen deputetët që të votojnë Reformën Zgjedhore.‘’– tha Hajdari.
/shqip
