Skip to content

Grevë urie në parlament?! Murrizi del i revoltuar nga takimi me Ramën: Basha i kujdesshëm kur vjen puna te buka

Myslim Murrizi ka folur pas takimit me kryeministrin Edi Rama në selinë e Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa ka folur me tone të ashpra ku ka theksuar se nuk ka votë për reformën zgjedhore pa kaluar në Kuvend drafti për ndryshimin e sistemit të listave

“Gatuajnë një gjellë që nuk e dinë çfarë është. Ju bëftë mirë siç ju ka bërë prej 30 vitesdh, unë dua një gjellë për shqiptarët. Patjetër që do të ketë një radikalizim. Do bëjmë bojkot. Kishte hallin dhe menduar të vinte pasi të mbaronte dashurinë me Lulin. Jemi 7 me 7 do të vendosim kushte dhe sanksione në favor të asaj që kërkojnë shqiptarët.

Nuk do të votojmë nëse nuk futen aspiratat dhe kërkesat e 39 deputetëve që kemi firmosur vjet si opozitë. Pastaj do shikojmë a do kemi grevën e famshme të Ilirit në 2008. Basha s’ka bërë ndonjëherë grevë, se kur vjen puna te buka është i kujdesshëm. Nuk ka fazë të dytë as fazë të tretë. Ne kërkojmë hapjen e sistemit. Pyeteni Ramën kur të dali çfarë thanë ata dhe çfarë thamë ne”, tha Murrizi.

lajm ne perditesim….

/faxweb