Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me deputetët e opozitës, por pa rezultat sa i përket kërkesës për lista të hapura.
Kryeministri foli edhe për akuzat e deputetëve opozitare për shantazh dhe tentativa të blerjes së votës.
“Natyrisht që nuk kisha dakordësi me përfaqësuesit e opozitës parlamentare. Ndihen të përjashtuar, të fyer dhe të deningruar, nga ata që në fakt i kanë sjellë në parlament. Marrëveshjene e konsiderojnë të padenjë dhe detyruese nga jashtë parlamentit për parlamentin. Do vazhdojmë të diskutojmë. Degjova akuza për tentativa blerje mbi deputetët. Akuzat ishin në bllok për ata që janë jashtë por edhe në adresën tonë”, tha Rama.
Miratimi i Reformës Zgjedhore kërkon 84 vota, të cilat PS nuk i ka. Pak ditë më parë, Këshilli Politik PD-LSI-PS + Rudina Hadjari arriti një marrëveshje me ndërmjetësimin e ambasadorëve.
/shqip
