Ishte krejt ndryshe në Shqipëri, kur Evropa po përjetonte shifra të frikshme të viktimave, apo të të prekurve me koronavirus. Por, duket se tashmë gjithçka është përmbysur. Situata me koronavirusin në vend po merr një rrjedhë të pazakontë.
42 rastet e ditës së sotme kanë rikthyer edhe njëherë frikën, sidomos për kryeqytetasit, aty ku është përqëndruar fluksi i të infektuarve. Situatë shqetësuese paraqitet edhe në Spitalin Infektiv, në të cilin shtohen pacientët që kanë nevojë për shërbim mjekësor. Së fundmi një çift i moshuar ka mbërritur me ambulancë në spital.
Zyrtarisht, ministria e Shëndetësisë ka raportuar për 46 të shtruar në spital, 8 në terapi intensive dhe 1 i intubuar. Ndërkohë, tre punonjës të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor prej tyre edhe mjekë, punonjës të këtij intitucioni kanë rezultuar pozitiv me Covid 19.
Përgjigja për punonjësit është mësuar mëngjesin e sotëm ku dhe është pezulluar puna dhe ka nisur deziinfektimi i godinës së FSDKSH. Të njëjtat burime i thanë Neës 24 dhe “se ka nisur hetimi epidermiologjik brenda stafit të FSDKSH për të zbuluar përhapjen virale.
Janë kryer një numër i madh tamponësh dhe pritet përgjigjia institucionale, e cila në raste analoge nuk është bërë asnjëherë e ditur nga MSH.
Po sot burime të besuara brenda QSUT informojnë se janë diagnostikuar me Sars Cov 2 tre punonjës në recepsionin e Urgjencës Qëndrore të Spitalit “Nënë Tereza”. Edhe për këtë rast Ministria e Shëndetësisë ka vendosur të heshtë duke u mjaftuar me informacionin e cunguar ditor ku publikohen vetëm numrat e të infektuarve në institucionet e shëndetësisë po jo profesioni dhe institucioni ku shërbejnë dhe as numri i pacientëve të infektuar që kanë si burim përhapjen e shpejtë të virusit tek bluzat e bardha.
Ndërkohë nga Ministria e Shëndetsisë dhe task-forca e posacme anti Covid nuk ka një reagim apo shpjegim sesi është e mundur të infektohen në më pak se 10 ditë mbi 30 punonjës shëndetsor në QSUT.
/shqip
