Skip to content

Shpërthim i fuqishëm në Tiranë, tritol lokalit në rrugën “Dëshmorët e 4 shkurtit”

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur gjatë natës afër ish- Bllokut, tek Rruga ”Dëshmorët e 4 shkurtit” në Tiranë.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:30 në një lokal në rrugën “Dëshmorët e 4 shkurtit” në pronësi të shtetasit me iniciale A.K.

“Më datë 11.06.2020, rreth orës 03.30 të mëngjesit, në lokalin në pronësi të shtetasit A.K., në rrugën “Dëshmoret e 4 shkurtit” ka shpërthyer një sasi e dyshuar si lëndë plasëse. Si pasojë e shpërthimit nuk ka asnjë të shtetas të lënduar, por vetëm dëme materiale”, njofton policia.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

/shqip