Konfirmohet një tjetër rast pozitiv në Elbasan, pas një kohe qetësie dhe mungese të rasteve të reja.
“Panorama” bën me dije se në 24 orët e fundit janë kryer 10 tamponë për Covid-19 në Elbasan, ku një prej tyre ka rezultuar pozitiv.
Mësohet se me koronavirus ka rezultuar një grua 73-vjeçare, banuese në lagjen “Aqif Pasha”.
Tashme ISHP ka shkuar tek banesa e gruas dhe po dezinfekton zonën. Ndërkohë që pritet që analizave t’i nënshtrohen edhe fqinjët e saj.
Në total në Elbasan ka pasur 20 raste, të cilëve iu shtuar edhe rasti më i fundit.
