Qeveria në mbledhjen e ditës së djeshme ka vendosur që të bëjë një emërim të ri në Ministrinë e Shëndetësisë.
Sipas VKM, me propozimin e kryeministrin Edi Rama, Albert Nikolla është emëruar në postin e zv/ministrit të Shëndetësisë.
Nikolla është këshilltari i kryeministrit Edi Rama për çeshtjet sociale dhe ka qenë mjaft aktiv në realizimin e “Paktit për Universitetin”.
Aktualisht kjo ministri ka Mira Rakacollin dhe Bardhylka Kospiri si zëvendësministre dhe emërimi i Nikollës e çon numrin në tre gjithsej.
/shqip
