Skip to content

“Luli, Luli vocërr me kopjon mua që të fitojë popullaritet”,  Genard Hajdini ironizon Bashën pas videos për gatimin e bugaçeve

TIRANË– Një ditë më parë  në media qarkulloi gjatë dhe u bë viral lajmi për “bugaçet”. E gjitha kjo nisi  pas videos së publikuar nga kryedemokrati Lulzim Basha nga Elbasani, ku tregonte se si gatuhen bugaçet.

Por këtë situatë nuk ka mbetur pa e komentuar as Genard Hajdini, një prej personazheve më të famshëm të Facebook-ut , i cili shprehet se Basha i ka kopjuar strategjinë për të fituar popullaritet.

 

Kujtojmë se kohët e fundit Hajdini ka fituar mijëra ndjekës në rrjetet sociale, duke qenë se ai shfaqet shumë popullor  dhe pa komplekse. Në profilin e tij mbizotërojnë fotot dhe videot ku sëbashku me motrën ai gatuan në shtëpi.

“Luli, Luli Luli i vocërr, më ka imituar atje në Elbasan duke gatuar bugaçe. Lul Basha do të bëhet si unë, me fitu popullaritet, Luli, Luli i vocërr.”- dëgjohet të thotë ai në video.

A.C/Dosja.al