Skip to content

Situata e Covid në vend, flet epidemiologu Simaku/ Ja çfarë duhet të bëjmë për t’u kthyer në normalitet

Rritja e numrit të të infektuarve ditët e fundit ka bërë që qyetarët të kenë shumë pyetje për ndryshimit e menjëhershme të rasteve. I ftuar në Faxnews epidemiologu Artan Simaku ka folur rreth rasteve të reja dhe çfarë duhet të bëjm që t’i kthehemi normalitetit.

“Duhen ruajtur masat e sigurisë dhe të ruhet distanca. Jo vetëm nga populli por edhe nga bizneset nuk po përdoren masat. Për të gjitha vendet e punës ka protokolle kështuqë po u zbatuan këto s’ka mundëesi infektimi.” u shpreh Simaku.

I pyetur nga gazetarja nëse do propozonte mbajtjen e maskës si të detyrueshme, mjku tha se
maska është e detyrueshme për ambjentet e mbyllur ndërsa në vendet e hapura vetëm kur nuk ruhet distanca, dhe sidomos mosha e tretë.

Më tej Simagu shpjegoj se çfarë ndikojë në neglizhencën e masave.
“Është thënë qe në fillim se lehtësimi i masave do të shoqërohet me respektimin e rregullave të vendosur por siç duket popullatës i doli frika dhe nuk po përdorin masat”

Ai tha se edhe protesta kanë ndikuar në përhapjen e virusit.

“Patjetër që ndikon , sepse njerëzit janë ngjitur, pa maska, pa distancim dhe abzolutisht ndikojnë.”
Por mjeku tha gjithashtu se gjendja klinike po lehtësohet dhe se raste nuk janë detyrimisht të reja.
“Gjendja klinike është më e lehtë duket një zbutje e shenjave kimike por mosha e treët mbete në rrezik dhe rastet e fundit jo detyrimisht janë të reja.” U shpreh Simaku.

Ndërsa tha se të dhënat e tanishme tregojnë se virusi duket se nuk ndikohet shumë nga temperaturat e larta por shpresojmë që të gjendet vaksina.

“Qoftë trajtimi qoftë vaksina do të na ndihmonin por ende nuk kanë arritur rezultate përfundimtare është shumë e vështirë që brenda një sezoni të prodhohet edhe vaksina edhe medikamenti.
Mjeku gjithashtu këshillon të gjithë që të respketojnë masat.

“Mesazhi kryesor, respektoni rregullat, distancimi mbajtja e maskës në ambjente të mbylluar dhe sidmos mosha e treët duhet të ketë shumë kujdes. Gjithashtu dhe bizneset të zbatojnë masat sipas protokollit, vetëm zbatimi masave do të na çoj drejt normalitetit.”

/faxweb