Thuajse i gjithë territori i vendit është përfshire nga reshjet e dendura te dëborës.
 
Moti i acartë dhe temperaturat e ulëta bllokuan këtë mëngjes të gjitha njësitë administrative në Qarkun e Dibrës, ndërsa kalohet me vështirësi me përdorimin e zinxhirëve aksi nacional Ulëz – Baz dhe Suç – Peshkopi. Situata paraqitet e njëjtë edhe në Bulqizë. Në Xibër te Matit u ndërprere procesi mësimor, pasi trashësia e dëborës arrin në 50 cm.
 
Gjithashtu, probleme të shumta jane paraqitur dhe në qarkun e Kukësit. Në Kalimash trashësia e dëborës arrin nga 15-20 cm borë, megjithatë Rruga e Kombit është e kalueshme. Raportohet se janë 4 automjete që po punojnë për pastrimin e dëborës ku po hidhet edhe kripë.
 
Përveç zonave malore, dëbora si rrallë herë ka zbardhur zonat e ulëta. Bora është rikthyer pas më shume se 8 vitesh edhe në qytetin e Lezhës.
Kjo është pamja që të ofron mëngjesin e kësaj të hëne plazhi i Shëngjinit.
 
Në Mirditë ne disa fshatra, trashësia e dëborës arrin deri në 40 cm dhe ka vështirësi në qarkullim. Moti i keq sjellë probleme me ndërprerjen e energjisë në disa zona, në Njësinë administrative Shënkoll Balldren dhe Zejmen
 
E rënduar paraqitet situata në zonat malore te Korçës, Devollit, Kolonjës ku një pjesë e fshatrave janë të bllokuar. Përveç temperaturave të ulëta banorët duhet të përballen edhe me ndërprerjen e energjisë eklektike që mungon prej dy ditësh.
 
Ndërkohë në shumë shkolla në këtë qark mësimi është bërë me orë të shkurtuara.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re