Skip to content

Borxhet dhe përgjegjësia e madhe i marrin ”rininë” Ahmetajt, shfaqet duke çaluar në krah të Ramës

Duket se barra e madhe që i ka rënë si ministër i rindërtimit por edhe i menaxhimit të parave të Covidit, i kanë dhënë pasojat e para te Arben Ahmetaj, i cili është shfaqur gjatë paradites së sotme duke çaluar.

Ahmetaj dhe Rama kanë qenë gjatë paradites së sotme në zonat e prekura nga tërmeti i Nëntorit, ku po inspektojnë punimet, ndërkohë që ministri i rindërtimit, dukshëm shfaqet duke çaluar.

Nuk dimë të themi se çfarë e ka shkaktuar konkretisht gjendjen e tij, por le të shpresojmë që nuk është asgjë serioze, pasi tashmë Ahmetaj do të duhet të menaxhojë dhe borxhin e ri që ka marrë qeveria shqiptare, në tregjet ndërkombëtare. Kush më mirë se ai mund të bëjë këtë, duke qenë se ka dhe besimin e pakushtëzuar të Edi Ramës kryeministër.

/faxweb