Një 28 vjeçare është aksidentuar pasi ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit dhe ka goditur një shtyllë.
Sipas policisë, e reja është dëmtuar dhe u dërgua menjeherë në spital.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:53, në rrugën dytësore Vorë – Tiranë.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 11.06.2020, rreth orës 13:53, në rrugën dytësore Vorë – Tiranë, mjeti me drejtuese A.L., 28 vjeçe, ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit dhe ka goditur një shtyllë, për pasojë është dëmtuar dhe u dërgua menjeherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.