Seanca gjyqësore në ngarkim të Saimir Tahirit as sot nuk është mbyllur me vendim. Ish-ministri i brendshëm do të duhet të presë edhe të paktën për 14 ditë për vendimin e Gjykatës së Apelit, e cila ka marrë sot në shqyrtim dosjen dhe provat e prokurorisë, ashtu sikurse edhe pretendimet e tij i shoqëruar nga avokati,
Saimir Tahiri kërkon pafajësinë, ndërkohë që i pyetur për rikthimin në politikë ai tha “se nuk kam ikur nga politika, jam në politikë”, por shtoi se më shumë se kjo i interesonte pafajësia.
Madje, ish-ministri e konsideroi qesharake një proces të tillë, por pret që gjykata të flasë, ndonëse të dy palët kanë qëndruar në të njëjtat pozicione si ato në shkallën e parë.
/shqip
