Skip to content

Shpërthimi i Covid-19 në QSUT, Manastirliu mbledhje me shefat e reparteve

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka takuar mesditën e sotme drejtues të shërbimeve mjekësore në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, për t’i mbështetur në luftën e përbashkët kundër COVID19.

“Shërbimi nuk i ka munguar dhe nuk do t’i mungojë asnjë qytetari në nevojë për kujdes mjekësor.  Ndërkohë, lufta me Covid19 nuk ka pëfunduar, po kalojmë një fazë tejet delikate dhe të rëndësishme në përpjekjen tonë të përbashkët për të frenuar përhapjen e virusit. Në këtë fazë, zbatimi rigoroz i protokolleve dhe mjeteve të mbrojtjes personale në dispozicion për çdo punonjes të sistemit shëndetësor, si dhe vigjilenca në të gjitha nivelet e shërbimit, kanë rëndësi jetike”, tha Manastirliu.

Manastirliu ka apeluar për qytetarët që të vazhdojnë të kenë kujdes duke zbatuar rregullat e vendosura për të mbrotjur veten, të afërmit, dhe personelin shëndetësor.

“Ashtu siç kemi bërë që nga dita e parë e kësaj epidemie të vijojmë të mbrojmë veten, të afërmit tanë dhe ata që na shërbejnë pa u lodhur në sistemin tonë shëndetësor. Po kaq rëndësi ka edhe mirëkuptimi i familjarëve të pacientëve, për të zbatuar rregulloren e hyrje-daljeve në spital. Nuk do të lodhem së përserituri lutjen për çdo qytetar: Të zbatojmë rregullat e distancimit fizik dhe higjienën personale”, apeloi ministrja Manastirliu.

Nuk dihet ende vendimet që janë marrë nga kjo mbledhje, por në ccdo repart të QSUT po dalin të sëmurë dhe se a duhet të mbyllen reparte dhe të pezullohen disa shërbime të këtij spitali. Pasi QSUT është burim dhe po eksporton koronvirusin në të gjithë vendin. Pjesa e të infektuarve, rastet e reja janë për shkak se kanë qenë pacientë apo kanë shkuar për vizita në QSUT.

Pra nëse shkon për t’u kurua për një sëmundje, por shqiptarët marrin me vete dhe një sëmundje tjetër. Pacientët e infektuar me koronavirus në spital e kanë çuar atë në të paktën 4 qytete. Në Lushnje, në Gjirokastër, në Burrel dhe në Librazhd.

Të enjten Ministria e Shëndetësisë raportoi për 9 persona të rinj nga radhët e bluzave të bardha të prekur nga Sars CoV 2 ndërsa ABC News mësoi se ato ndodhen në QSUT.

/shqip