Skip to content

PD, Shehaj: Si Rama gënjeu për paketën e tretë (VIDEO)

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj nxorri një video të kryeministrit Edi Rama teksa premtonte një paketë të tretë pas pandemisë.

Shehaj në Facebook shkruan se Rama ka gënjyer dhe një fakt i tillë është tragjik për mijëra familje të varfra e në nevojë.

STATUSI I PLOTË
Rama ka thënë me zë dhe figurë se qeveria ishte gati për një paketë të tretë. Por vendosi të mos bëjë një pakete të tretë. Njeriu që rrugët i ndërton me koston e dhjetë herë më shumë se rrugët në Amerikë dhe Evropën Perëndimore, gjykoi që të papunët shqiptarë meritojnë një të njëqindtën e asaj që meritojnë të papunët në Amerikë dhe Evropë.

Kryeministri i lluksit rrugët i shet sikur të jenë prej floriri, por për të varfërit nuk jep as krunde. Kryeministri që udhëton me charter 100 mijë euro në Paris, qytetarët e tij i lë në mes të rrugës. Kryeminsitri i oligarkëve që me ta vjedh paratë dhe Shqipërinë, për të pamundurit nuk jep as mëshirë.

Mungesa e një pakete të tretë është tragjike për mijëra familje shqiptare. Mungesa e një paketë të tretë është braktisje e njerëzve në varfëri me pasoja për jetët dhe të ardhmen e tyre.

Rama ka thënë me zë dhe figurë se qeveria ishte gati për një paketë të tretë. Por vendosi të mos bëjë një pakete të tretë. Njeriu që rrugët i ndërton me koston e dhjetë herë më shumë se rrugët në Amerikë dhe Evropën Perëndimore, gjykoi që të papunët shqiptarë meritojnë një të njëqindtën e asaj që meritojnë të papunët në Amerikë dhe Evropë.Kryeministri i lluksit rrugët i shet sikur të jenë prej floriri, por për të varfërit nuk jep as krunde. Kryeministri që udhëton me charter 100 mijë euro në Paris, qytetarët e tij i lë në mes të rrugës. Kryeminsitri i oligarkëve që me ta vjedh paratë dhe Shqipërinë, për të pamundurit nuk jep as mëshirë.Mungesa e një pakete të tretë është tragjike për mijëra familje shqiptare. Mungesa e një paketë të tretë është braktisje e njerëzve në varfëri me pasoja për jetët dhe të ardhmen e tyre.

Publiée par Agron Shehaj sur Jeudi 11 juin 2020

/shqip