Skip to content

Pesë raste të reja me koronavirus në Vlorë

Shtohen rastet e të prekurve me koronavirus në Vlorë, një zonë që ka qenë përgjithësisht e qetë gjatë gjithë periudhës së izolimit të vendit.

“Panorama” raporton se nga testimi i personave të dyshuar rezultuan sot pesë raste pozitiv me Covid-19.

Katër prej tyre janë familjarë të rastit të konfirmuar një ditë më parë dhe një rast është vatër e re.

Në total gjatë ditës së djeshme u kryen 14 tamponë, mes tyre 12 familjarë të rastit të djeshëm.