Skip to content

KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren Etleva Deda

KPK ka konfirmuar në detyrë Etleva Dedën, gjyqtare e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Trupa gjykuese e përbërë nga Roland Ilia, Valbona Sanxhaktari dhe Genta Tafa Bungo, e  konfirmuan në detyrë si gjyqtare e GJKKO.

Etleva Deda e nisi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2004 si gjyqtare e Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Në vitin 2010, Deda e drejtoi përkohësisht këtë gjykatë si kryetare e komanduar.

Me shkrirjen e Krimeve të Rënda, Deda kaloi te Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

/shqip