Shkodra ka qenë një nga vatrat e nxehta të COVID-19 në vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit në këtë qytet janë shënuar 11 raste të reja.
Ditët e fundit është rritur ndjeshëm numri i të infektuarve me koronavirus.
Në raportin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë gjatë ditës së djeshme u konfirmuan me koronavirus 44 persona. Mes të infektuarve 9 janë personel shëndetësor.
Sakaq, shkoi në 35 numri i të vdekurve, pasi dje humbi jetën një 59-vjeçar nga Lushnja.
Numri i të shëruarve ka shkuar në 1001.
