Skip to content

E mrekullueshme/ Vijnë në jetë trinjakët

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar një lajm të gëzueshëm në faqen e saj të Facebook.

Në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë kanë ardhur në jetë trinjakë, duke sjellë gëzim për familjen dhe stafin mjekësor.

Postimi i ministres

Trinjakë në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë. Një gëzim i madh për familjen dhe për stafin mjekësor që i ka shërbyer me përkushtim të porsalindurve në terapinë intensive dhe tashmë gëzojnë shëndet.

Familja e re nga Tirana ka përfituar edhe bonusin e bebes prej 3.6 milionë lekë për trinjakët