Presidenti Ilir Meta publikon planveprimin e Qeverisë për 15 kushtet e vendosura nga Bashkimi Evropian. Në një dokument prej 8 faqesh, Meta rendit jo vetëm 15 kushtet, por edhe opinionet e tij për disa çështje.
“Është e pakuptueshme dhe e pajustifikueshme ngutja për ta prezantuar këtë projekt-plan si një “dokument të konsoliduar gjithëpërfshirës” gjatë mbledhjes së 9 qershorit, ndërkohë që asnjë nga institucionet jashtë ekzekutivit nuk ishin njohur më parë me këtë dokument.
Qasja për vendosjen përpara faktit të kryer jo vetëm nuk i shërben qëllimit për zbatimin e 15 kushteve të vendosura nga Bashkimi Europian për Shqipërinë, por cënon edhe besueshmërinë e këtij procesi me pasojë të drejtpërdrejtë në vendimmarrjen e BE për nisjen e negociatave të anëtarësimit. Ndaj duhet fillimisht të ndërtohet një proces i mirëstrukturuar, objektiv, transparent dhe realisht gjithëpërfshirës.
Të përcaktohet qartë se cili institucion do të marë përsipër udhëheqjen e hartimit, koordinimit, konsultimit, miratimit, dhe më pas të monitorimit të zbatimit të planit të veprimit për 15 kushtet e përcaktuara.
Duhet të këtë një kalendar të qartë të këtij procesi që kërkon angazhim më të gjerë se përgjegjësitë e ekzekutivit, gjithmonë në rast se ky proces do të jetë gjithëpërfshirës, e si rrjedhojë me bashkëpërgjegjësinë përkatëse të gjithsecilit” – shprehet Meta.
Sipas tij, në përvojën e gjatë institucionale të shtetit shqiptar tashmë është e konsoliduar metodologjia që ndiqet në procese të tilla, e që në këtë rast po shtrembërohet në mënyrë të paarsyeshme.
Së dyti, plani i veprimit duhet t’i qëndrojë plotësisht besnik 15 kushteve, siç janë përcaktuar nga Bashkimi Europian.
Këshilli i Bashkimit Europian në konkluzionet e tij të 25 Marsit 2020 thekson se: “Shqipëria duhet të plotësojë kushtet e mëposhtme përpara zhvillimit konferencës së parë ndër-qeveritare:
Të miratojë reformën zgjedhore, plotësisht në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR, duke siguruar transparencën e financimit të partive politike dhe fushatave zgjedhore;
Të sigurojë vazhdimësinë e zbatimit të reformës në drejtësi, përfshirë sigurimin e funksionimit të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, duke marrë parasysh ekspertizën ndërkombëtare përkatëse përfshirë opinionet e Komisionit të Venecias;
Të përfundojë ndërtimii strukturave të specializuara që luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar; Të forcojë më shumë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë përmes bashkëpunimit me vendet anëtare të BE dhe përmes plan-veprimit në përgjigje të rekomandimeve të FATF (Financial Action Task Force) dhe të trajtojë fenomenin e azilkërkuesve dhe të sigurojë riatdhesimin;
Kreu i shtetit thotë se Komisioni do të hartojë një raport mbi këto çështje duke përfshirë dhe përparimin mbi një bazë të gjurmueshme të dhënash kur të prezantojë kuadrin negociator.
Kuadri negociator do të miratohet nga Këshilli dhe duhet të reflektojë që Shqipëria ka trajtuar me sukses 5 prioritetet kyçe si:
Nisjen e procedimeve penale ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të akuzuar për sjellje kriminale gjatë procesit të vetingut; Nisjen e procedimeve kundër personave të akuzuar për blerjen e votës; Të ketë një bazë të gjurmueshme të dhënash solide për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjitha nivelet, përfshirë nisjen dhe përfundimin e procedimeve të para kundër zyrtarëve të lartë dhe politikanëve; Përparim të mirëfilltë në reformën e administratës publike; Zbatimi i reformës zgjedhore; Një vendim përfundimtar mbi ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019; Përparim të mëtejshëm në miratimin e akteve nënligjore në zbatim të ligjit kuadër për mbrojtjen e minoriteteve të vitit 2017, Miratimin e ligjit për regjistrimin e popullatës sipas rekomandimeve të Këshillit të Europës; Përparimin e procesit të regjistrimit të pronës.
Këshilli e fton Komisionin që të vijojë monitorimin e përparimit dhe të përputhshmërisë në të gjitha fushat që lidhen me çeljen e negociatave dhe tënisë dhe përfundojë procesin e kqyrjes analitike të legjislacionit europian në vend, duke nisur me pirgun e çështjeve thelbësore.”
Pra përpara propozimit të kuadrit negociator nga Komisioni Europian (Qershor 2020), Shqipëria do të duhej të kishte plotësuar 6 (gjashtë) kushtet e para, e më tej, përpara miratimit tëkëtij kuadri nga Këshilli Europian (vjeshtë 2020), Shqipëria do të duhet me doemos të ketë zbatuar 15 kushtet e renditura më sipër.
Ndërkohë që Komisioni Europian është aktualisht në proces diskutimi të kuadrit negociator është për të ardhur keq që ky kuadër nuk mbështetet nëpërparimin thelbësor që pritej nga Shqipëria. Fatkeqësisht, edhe kësaj here paralajmërimet dhe thirrjet e mia të kahershme për nisjen e menjëhershme të punës, nuk u dëgjuan në kohë.
Gjithsesi është me rëndësi thelbësore që çdo dokument zyrtar i palës shqiptare, sado i vonuar,duhet t’ipërgjigjet kërkesave të qarta të BE, pasi zbatimi i tyre është detyrim i pashmangshëm.
Së treti, secili nga 15 kushtet, duhet të zbërthehet një për një, në terma konkretë e të matshëm veprimi, të përcaktojë qartë afatet kohore, aktorët përgjegjës si dhe kostot financiare për çdo zë.
Vetëm në këtë mënyrë mund të sigurohet njëgjurmimi përparimit të arritur dhe të identifikohen përgjegjësit që e zvarrisin, cenojnë apo minojnë këtë proces.
Por, në këtë dokument prej disa faqesh që ka shpërndarë zyra e shtypit e presidentit, Institucioni i Presidentit të Republikës sugjeron: Prioriteti 2 i plan veprimit nuk korrespondon me prioritetin 2 të BE që thotë “Të sigurojë vazhdimësinë e zbatimit të reformës në drejtësi, përfshirë sigurimin e funksionimit të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, duke marrë parasysh ekspertizën ndërkombëtare përkatëse përfshirë opinionet e Komisionit të Venecias”.
Sigurimi i vazhdimësisë së zbatimit të reformës në drejtësi duhet tëpërfshihet si prioritet i veçantë, bashkë me sugjerimet për masat dhe hapat konkrete/përkatëse nga institucionet e reja të drejtësisë dhe afatet e realizimit të tyre:
Por ai shton se ndër masat kryesore do të ishte rikonfigurimi i hartës së re gjyqësore; Vlerësimi i ngarkesës së Gjykatës Administrative të Apelit; Përshpejtimi i procesi i rivlerësimit kalimtar (vetting); Përfundimi i procedurave për plotësimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit me trupën e nevojshme të gjyqtarëve tëpërcaktuar nga KLGJ; Plotësimi me stafin e nevojshëm të organikës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.
Në një tjetër faqe të këtij dokumenti, Meta thotë se hapat lidhen me Hartimi dhe miratimi i menjëhershëm/pa vonesë i hartës së re gjyqësore të rishpërndarjes së burimeve njerëzore brenda sistemit gjyqësor të Gjykatavetë Apelit dhe Gjykatave të Shkallës së Parë; Plotësimi i vakancave të krijuara për shkak të dorëheqjeve ose procesit të vetting-ut;
Marrja e masave për të mundësuar realizimin e një procesi të rregullt ligjor dhe brenda afatit ligjor (1 mujor) në Gjykatën e Apelit Administrativ; KPK dhe KPA të procedojnë pa vonesëshqyrtimet e çështjeve dhe të përcaktojnë listën prioritare të subjekteve, duke u fokusuar tek subjektet që kandidojnë për anëtarë të Gjykatës së Lartë, Gjykatës Kushtetuese, Prokuroria e Posaçme, Gjykatat e Posaçme;
Përfundimi i procedurave të rekrutimit për plotësimi me stafin e nevojshëm sipas organikës të miratuar për Inspektorin e Lartë të Drejtësisë; Mbështetja llogjistike dhe infrastrukturore e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë me qëllim funksionimin pa pengesa administrative.
Ndërsa më pas deklaron edhe institucionet e përfshira që janë Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, Komisioneri Publik, ONM, ILD.
/shqip
