Skip to content

Shpërthimi i Koronavirusit, shtyhet qarkullimi i transportit publik, ja afati i ri

Rastet e shtuara të koronavorusit gjatë ditëve të fundit kanë vënë në alarm komitetin e ekspertëve, të cilët janë duke diskutuar për masa të reja. Gjatë një mbledhjeje të ditës së sotme, për situatën epidemiologjike Komiteti i Ekspertëve ka dalë në përfundimin se “kjo rritje e numrit ka ardhur si pasojë e uljes së vigjilences, shkujdesjes dhe mos respektimit të rregullave të distancimit fizik në aktivitetet e jetës së përditshme”.

Gjithsesi, pas shqyrtimit të të gjithë treguesve në rastet e reja ditore, situatën në spitale dhe pacientët në terapi intensive, Komiteti Teknik vlerëson se situata mbetet e kontrolluar.

Por janë vendosur të mos ketë hapa prapa në strategjinë e rihapjes, por për më shumë siguri, në kushtet aktuale, është vendosur të shtyhet për të paktën një javë hapja e transportit publik, si një shërbim me risk të lartë në këtë situatë epidemiologjike.

Ecja përpara është në dorën tonë, ndaj nuk mundet të sfidojmë rregullat, duhet vetëm ti zbatojmë ato, të ruajmë njëri- tjerin, të moshuarit, të ruajmë distancimin fizik, higjenën personale, të përdorim maskat apo barrierat mbrojtëse në vendet e mbyllura, aty ku nuk mund të sigurohet distancimi fizik si dhe një apel për të gjithë aktivitetet e biznesit, të zbatojnë protokollet sipas nivelit të riskut.

“Ne do të vijojmë monitorimin e situatës, dhe gjithashtu do vijojmë punën intesivisht nëpërmjët inspektorëve të Task-Forcës kundër COVID19, për të siguruar zbatimin e plotë të rregullave dhe protokolleve të sigurisë, por nevojitet akoma me shumë përgjegjësi për të mirën e përbashkët. Të vijojmë të kemi të njëjtën përgjegjësi sin ë fazën e parë, në mënyrë që edhe këtë fazë, ta kalojmë po me aq sukses” deklaroi në emër të Komitetit të Ekspertëve kryetarja, Mira Rakacolli që mban edhe detyrën e  zëvendësministres së Shëndetësisë.

KRYETARJA E KOMITETIT TEKNIK TË EKSPERTËVE, MIRA RAKACOLLI 🟢 Pas vlerësimit të situatës aktuale epidemiologjike, Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi të mos ketë kthim mbrapa, por për më shumë siguri, u rivlerësua shtyrja e transporti publik me të paktën 1 javë, si aktivitet me rrezikshmëri të lartë.JU LUTEM MOS E HARRONI QË NUK KA IKUR… JU LUTEM

Publiée par Edi Rama sur Vendredi 12 juin 2020

/shqip