Skip to content

Pòlicia italiane zbarkon në Durrës, bllokohen mbi 150 udhëtarë: Nuk kaloni pa rekomandim nga ambasada

 

Në Portin e Durrësit kanë mbërritur efektivë të Pòlicisë italiane dhe nuk po lejojnë asnjë person që të niset drejt vendit fqinj pa marrë rekomandim në ambasadën italiane për udhëtimin pavarësisht se kanë prerë biletat.

Gazetarja e Fax News Albana Aliaj raporton nga Porti i Durrësit se, të gjithë ata që kanë prerë biletat në Shqipëri nuk lejohen të kalojnë në destinacionin e tyre.

Ndërkohë që deri mbrëmjen e sotme kanë mundur të udhëtojnë dhe kjo mbase është edhe një arsye pse është marrë një vendim i tillë nga pala fqinje duke mos mundur të ndalojnë dot qytetarët.

Qytetarët ankohen pasi kanë prerë biletat e udhëtimit, janë shumë familjarë, rreth 150 familjarë që presin të nisen pavarësisht se kanë prerë biletat. Mësohet se shkak për krijimin e kësaj situate janë bërë mosmarrëveshjet mes palës shqiptare dhe asaj italiane.

Shumica e personave që kanë mbetur të bllokuar prej orësh janë shtetas shqiptar me nënshtetësi italiane ndërkohë që Fax News mëson se mes tyre ka edhe shumë fëmijë.

/faxweb