Skip to content

Me “charter” në Shqipëri, 198 turistë zbresin në Rinas, Klosi i pret me shampanjë

Mbërrijnë turistët e parë në Shqipëri. Në këtë sezon turistik nën kushtet e Covid-19,  ardhja e turistëve të parë të huaj është shoqëruar me një ceremoni të veçantë në Rinas ku prezent ka qenë vetë ministri i Turizmit, Blendi Klosi.

Natyrisht kjo ceremoni nuk mund të kalonte dhe pa një shampanjë. Avioni mbërriti në aeroportin “Nënë Tereza” në orën 17:30 dhe kishte në bord plot 198 turistë.

Të gjithë organizatorët që mundësuan ardhjen e charterit me 198 turistë nga Bjellorusia ngritën një dolli në fund të ceremonisë në aeroportin e Rinasit. Ajo çfarë u vu re ishte fakti se Ministri Klosi trokiti gotën por nuk e hoqi maskën për të shijuar shampanjën. I vetmi moment kur e hoqi, ishte kur mbajti fjalimin e mirëseardhjes.

 

 

/shqip