Skip to content

Reforma Zgjedhore/ Përplasja në Komision për listat e hapura dhe marrëveshja diplomatike

Përfaqësuesi i maxhorancës në tryezën e Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri, në një komunikim për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore u shpreh se partia që përfaqëson do të bëjë gjithçka që reforma të kalojë. Gjiknuri theksoi se PS si parti politike do të bëjë gjithçka që reforma në fund të kalojë.

“Kjo ishte një seancë informuese. Një pjesë e anëtarëve të opozitës thonë se nuk e njohin Këshillin Politik. Por unë shpresoj se deri në fund do të kemi reflektim. Unë shpresoj po ashtu se deri në fund të arrijmë marrëveshje.

Ne jemi parti që iu qëndrojmë marrëveshjeve dhe nuk bëhemi palë të shkeljes së marrëveshjes. Kjo paketë është në dobi të shqiptarëve. Çështja e sistemit zgjedhor është edhe një kusht për integrimin europiain”, tha Gjiknuri.

Ndërsa deputeti i opozitës së re Ralf Gjoni deklaroi se do t’i shkojë deri në fund kërkesës për ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe për lista të hapura, i propozuar nga ai vetë në komisionin e posaçëm të reformës zgjedhore.

Gjoni foli mbledhjes së komisionit dhe tha se këshilli politik është një entitet ekstra institucional që nuk do merret parasysh nga opozita e re.

“Unë kam shprehur opinionin tim si anëtar i komisionit që këshilli politik është një entitet ekstra institucional dhe që nuk mund ta marrim do parasysh në komisionin e reformës zgjedhore. Shteti funksionon përmes institucioneve dhe procedurave.

Jam propozues zyrtarisht i projektligjit për ndryshimi ne sistemit zgjedhor dhe për listat e hapura mbështetur nga një peticion me firmat e 50 mijë qytetarëve. Kjo kërkesë, kjo aspiratë e shqiptarëve nuk është trajtuar në kësh politik. Para atyre 50 firmave nuk mund të vendos firmat në këshillin politik. Këta deputetë janë shumë më seriozë se deputetët që ishin. Brenda një viti kemi treguar se kemi ndryshuar gjithë rrjedhën e debatit”, tha Gjoni.

/shqip