Skip to content

“Më kanë kërcënuar”, protestojnë qytetarët në Labinot: Po na marrin djersën e kalamajve (VIDEO)

Banorët e Labinot-Fushë kanë dalë sërish në protestë për zaptimin e pronës publike dhe private, ndotjen e ajrit dhe lumin Shkumbin nga fabrika e peshkut që operon në Labinot. Banorët thonë se ndihen të kërcënuar nga drejtuesit e biznesit dhe kanë kryer denoncime në policinë e Elbasanit.

Sot janë ngritur në këmbë, pavarësisht pandemisë dhe shtimit të rasteve pozitive. Një prej protestuesve ka folur për Fax Neës duke thënë se ndihet i kërcënuar dhe për këtë ka bërë kallëzim.

“Bashkia të na japë përgjigje me shkrim, jo sic na dha kryetari para 10 ditësh apo një jave. Ne i kemi kërkuar tokën tonë të na japë me qera, as atë nuk na e japin, atëherë ku do të shkojnë investimet tona prej 30 vitesh. Përse pylli do të prishet që ta marrë Bashkia dhe të bëjë një rrugë pa plan urbanistik. Kërcënimin e parë e kam bërë kallëzim penal në prokurori, të shohë cfarë pozicioni kanë ata persona që më kanë kërcënuar me mua, i jap me emër. Ne do të vazhdojmë me protestat derisa të zgjidhet problemi, derisa kryetari i Bashkisë të japë shkresë zyrtare.”, tha banori.

“Po na shtypin, po na marrin djersën e kalamajve.”, thotë një tjetër protestues.(A.M/Faxweb.al)

/faxweb