Rritja dramatike e të infektuarve me Covid 19 në Shqipëri kanë sjellë një fenomen të rrezikshëm, siҫ është hyrja e koronavirusit në institucione.
Pas QSUT-së, ku po vihet re një efekt zinxhir i infeksionit, Covid 19 ka hyrë edhe në bashkinë e durrësit, ku kanë rezultuar të infektuar nëpunës të saj.
Siҫ bëhet e ditur nga Durrës, nga përgjigjet e testit në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë dy familjarë të rastit të ri ditën e premte. Ndërsa njëri prej tyre është rasti i ri tek Bashkia e qytetit.
Mësohet se pas përgjigjes pozitive të punonjëses janë karantinuar një pjesë e kolegëve me të cilët ajo ka pasur kontakte.
Por ende deri tani nuk është marrë masa për izolimin e nëpunësve të tjerë dhe rrezikohen edhe qytetarët që marrin shërbime publike në këtë institucion. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 48 raste të reja, duke shënuar shifra rekord.
Raportohet se 52 persona ndodhen të shtruar në spital, ku 7 prej tyre ndodhen në terapi intensive. 1 prej të shtruarve është i intubuar. Deri më tani, 36 persona e kanë humbur betejën me Covid në vendin tonë.
/shqip
