Skip to content

Maturantët bllokojnë rrugën para Ministrisë: Provimi ishte absurd, tendencë që të dilnim keq (FOTO)

Maturantët kanë vijuar edhe ditën e sotme me protestën para Ministrisë së Arsimit, duke kundërshtuar testin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, pasi sipas tyre ishte jashtë programit.

Ata kanë bllokuar rrugën e Durrësit dhe kërkojnë nga MARS që t’u plotësojnë dy kërkesat; rivlerësimin e testit dhe uljen e pragut për notën 9 dhe 10.

Gjithashtu maturantë iu përgjigjen edhe ministres së Arsimit, Besa Shahini, e cila dje u shpreh se protesta e tyre ishte e nxitur nga ish-deputetët e Partisë Demokratike dhe se do të kenë kallëzime penale për shpifje.

Një maturante tha për “News24” se një gjë e tillë nuk është aspak e vërtetë dhe se këtë e dinte edhe vetë ministrja Shahini. Madje ajo shtoi se “teza ishte absurde dhe se ishte me tendencë që të dilnin keq”.

Ndërsa një prej protestues u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës. “Shkruhet fati Emër dhe Mbiemër, me bar kode ne tezen e provimit. Duhet të hiqet emri nga provimi. Nuk duhet të vihen në presion…Unë ftoj të gjithë, intelektual që të na bashkohen. Ndoshta nesër do të bëjmë një marshim i madh. Nuk duhet t’u shkatërrohen ëndrra maturanteve”, tha protestuesi.

/shqip