Skip to content

Taulant Muka: “Nëse nuk merren masa për Covid, imazhet e Italisë do i shohim në Shqipëri”

Ish-zëvendësministri Taulant Muka, nëpërmjet një postimi në Facebook ka bërë thirrje që koronavirusi te merret seriozisht.

Ai thekson se nëse nuk merren masa, imazhet e Italisë shumë shpejt do i shohim edhe në vendin tonë.

Postimi i Mukës

Si studiues i epidemiologjise, jam shume i shqetesuar per situaten Covid ne vend. Nese nuk marrim masa, imazhet e Italise shume shpejt do i shohim edhe ne vendin tone. Sot, duhet patjeter (masat mitiguese):

-Te konsiderohet mbyllja e punes ne QSUT dhe ne poliklinikat ku ka staf mjekesor te infektuar. Te investohet nderkoh ne edukimin e stafit mjekesor ne te gjithe vendim per masat parandaluese dhe vendosjen e protokolleve

-Te ndalohet puna ne administrate ne te gjithe vendin

-Te konsiderohet mos hapja e shkollave dhe universiteteve sic ishin planifikuar me pare

-Komiteti te kerkoje ekspertize dhe kapacitete per te permiresuar punen ne menaxhimin e Covid.

Nese nuk veprohet sot, do jete shume vone neser!

/shqip