Skip to content

Sekuestrohen mbi 1 milionë euro në portin e Durrësit, ishin fshehur në një makinë

Një sasi e konsiderueshme eurosh, mbi një milionë euro është vënë në sekuestro nga shteti shqiptar, pasi kanë rezultuar të padeklaruara.

Paratë janë gjetur në një automjet, që vinte nga Bari drejt Durrësit, me anë të një trageti.

Sasia e eurove është konstatuar brenda automjetit, nga pala e doganës shqiptare. Mësohet se pas konstatimit të parave, është ndaluar një person, shtetas shqiptar, poseduesi i automjetit ku u gjend sasia e madhe e parave.