Një automjet në ecje është përfshirë nga flakët, në Vorë.
News 24 raporton se fatmirësisht drejtuesi i mjetit ka mundur të dalë në kohë nga makina dhe nuk ka pësuar dëmtime.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e zjarrfikëses të cilat janë duke punuar për shuarjen e flakëve.
/shqip
